‘Mundo Deportivo’: Neymar i hapur që të transferohet në Juventus

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” sot e ka tronditur botën e sportit me lajmin për yllin e Paris Saint-Germain, Neymar.

Sipas kësaj gazete, skuadra e Paris Saint-Germain, ia ka ofruar Neymarin skuadrave si Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United dhe Juventus.

Bile sipas “Football Italia”, Neymar është i hapur që të transferohet në Juventus.

Pas ardhjes së Matthijs de Ligt, Juventus duhet të përpiqet që të gjej zgjidhje të mirë për Neymarin, pasi mund të keë probleme me Fair Playn financiar.

Është vet ekipi fracnez që nuk e dëshiron rikthimin e Neymarit në Barcelonë, pasi vet braziliani e preferon një lëvizje të tillë në “Camp Nou”.

Mirëpo, ylli 27 vjeçar mund të përfundoj diku jashtë Spanjës, si në Bayern, Manchester United dhe Juventus, por gjasat për të kaluar te Barcelona janë zbehur në maksimum.

Neymar u transferua në verën e vitit 2017 në Paris nga Barca për 222 milionë euro.

Ai i ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje për PSG-n, duke i fituar dy tituj të ligës.

Por, sipas mediave ndërkombëtare problemi te Neymar ekziston pas daljes në pah të yllit francez Kylian Mbappe i cili në sezonin e fundit e ka lënë në hije brazilianin.

Largimin e Neymarit e ka konfirmuar dje edhe trajner i klubit Thomas Tuchel.