Neymar pëson lëndim të tmerrshëm dhe do të mungoj në ‘Copa America’ (Foto)

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Qatarit, të cilën Brazili e fitoi me rezultat 2-0.

27 vjeçari e ka këputur ligamentin në kyçin e këmbës dhe do të pritet të mungoj në ‘Copa America’ e cila fillon me 15 qershor të këtij viti.

Lëndimin e Neymarit e ka konfirmuar Federata e Brazilit pas përfundimit të ndeshjes.

Brazili është në Grupin A, me Bolivien, Perun dhe Venuzuelen dhe shihej si njëra prej kombëtareve favorite për ta fituar këtë kompeticion, mirëpo me lëndimin e Neymarit gjërat janë përkeqësuar shumë.