Në Ulqin, Për Skijim

Të gjithë duan t’i shijojnë ditët e bukura me diell në bregdetin e bukur të Ulqinit. Por, a e keni menduar ndonjëherë se sa bukur duket Ulqini gjatë ditëve të ftohta me dëborë?

Një bukuri e rrallë e detit e mbuluar me petkun e dëborës së bardhë, e bën të duket këtë vend me të vërtetë magjik, shkruan rtv21.tv

Faro Nimanbegu është një ulqinak që shpesh herë i prezanton bukuritë e vendit të tij përmes video-ve të ndryshme. Kësaj radhe ai ka treguar se sa bukur është të bësh ski në mes të bregdetit.