Prishtina. Foto: Kallxo.com
Meteorologët Parashikojnë Mot të Ngrohtë
14.10.2017 - 22:45
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. “Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 5m/s.”, thuhet në njoftimin e IHMK.