Mesazhi i Gruas për Ramadan Hotin në Rast të Keqpërdorimeve

 

Debat Pernime ju sjell pamje të pronave dhe reportazh të familjeve të kandidatëve për Kryetar të Komunave të Kosovës.

Ramadan Hoti, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Gjakovës ka prezantuar pasurinë e tij përmes intervistës së bashkëshortes.

Megjithatë, Hanife Hoti, gruaja e tij, pati një mesazh të qartë në rast se ai zgjidhet kryetar dhe e keqpërdor komunën.

“Nëse e merr veturën zyrtare, do ta kritikojmë. Gjakova e ka rastin të zgjedh njeriun e ndershëm për kryetar komunë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu prezantoi detajisht të mirat materiale që posedon familja.

“Pasurinë e kanë të trashëguar, kemi shtëpinë, kemi tokë, kemi kerrin. Prona është në emër të Ramadanit”, tha Hoti.

Reportazhi është transmetuar në kuadër të debateve zgjedhore.