Manchester City porosit tifozët e futbollit ta ndjekin ndeshjen Kosovë – Bullgari (Foto)

Faqja zyrtare e Manchester Cityt, ka bërë një postim në Twitter, duke shkruar se  janë katër ndeshje të cilat nuk duhet të humben sonte në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

E njëra prej ndeshjeve është edhe Kosova – Bullgaria, e cila më orën lokale në Angli, luhet prej orës 19:45.

Ndërsa në Kosovë me orën tonë lokale luhet prej orës 20:45.

Kujtojmë, se për Kosovën sonte pritet të jetë startues portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muric.