Manchester City – Manchester United, derbi që nuk duhet lëshuar (Foto)

Manchester City deri më tani është ekip i pamposhtur në Premierligë, duke i shënuar nëntë fitore, dhe dy barazime nga 11 ndeshje.

Ky ekip ka shënuar 33 gola dhe ka pranuar vetëm katër të tillë.

Ndërsa Manchester Unitedi pas 11 xhirove, ndodhet në pozitën e shtatë me gjashtë fitore, tri humbje dhe dy barazime, ku ka shënuar 19 gola e ka pranuar 18.

Radhitja momentale e të dy skuadrave në Premierligë pas 11 xhirove

Të dielën me fillim prej orës 17:30, do të luhet derbi i Manchesterit, ndërmjet Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, të dy rival të përbetuar.

Një histori tepër interesante e cila e bëri që një legjendë si Denis Law, të pensionohet për një gol të shënuar në derbin e Manchesterit.

Ishte muji prill i vitit 1974, kur luhej ndeshja ndërmjet Manchester Unitedit dhe Mancehster Cityt. Kjo ndeshje përfundoi me fitoren e Cityt, golin e vetëm e shënoi Denis Law, dhe pas atij goli ai u zëvendësua menjëherë.

Manchester United ishte i pandalshëm me treshen, Bobby Charlton, Denis Law dhe George Best.

Por, në sezonin 1973-74, Denis Law, më nuk do të ishte pjesë e “Djajve të Kuq”, pasi trajneri i Unitedit, Tommy Docherty, e kishte lejuar Lawin të transferohet si transfer i lirë tek Manchester Unitedi.

 

Në atë kohë trajneri Docherty, kishte thënë se arsyeja që e ka lejuar të largohej Denis Law në drejtim të Cityt, ishin lëndimet e shumta të tij.

Denis Law, kishte vendosur që pas asaj ndeshje mos të luante më kurrë futboll , dhe kjo ishte njëra prej ngjarjeve më të shëmtuara në “Old Trafford”.

Manchester Unitedi e kishte shkatërruar Manchester Cityn në vitin 1994, me rezultat prej 5-0, në krye me sulmuesin karizmatik Eric Cantona.

Eric CantonaManchester City në vitin 2011-të e kishte mposhtur Unitedin në ‘Old Traford”, me rezultat prej 1-6, ku protoganist i kësaj ndeshje ishte Mario Balotelli i Cityt i cili kishte shënuar dy gola.

 

Mario Bolotelli duke festuar pas shënimit të golit

Derbi i fundit ndërmjet Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, në prill të këtij viti, i kishte takuar Unitedit me rezultat prej 2-3.

 

Smalling dhe Pogba duke e festuar golin e epërsise prej 2-3

Manchester City dhe Manchester Unitedi, deri më tani në Premierligë janë takuar plotë 48 herë.

Prej 48 ndeshjeve, Unitedi i ka fituar 26, ndërsa City 15, e shtatë ndeshje kanë përfunduar me barazim.