Llapi mposhti Prishtinën (Foto)

Llapi është treguar e fort për Prishtinën, duke e mposhtur me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës.

Goli i tre pikëshit në këtë ndeshje u shënua në pjesën e dytë nga Ahmet Jonuzi në minutën e 47’.

Theksojmë se e gjithë ndeshja u veçua me tensione të mëdha, ku si pasojë e saj kapiteni i Prishtinës Armend Dallku u ndëshkua me karton të kuq.

Llapi pas kësaj fitore mbetet në vendin e tretë me 41 pikë.

Ndërsa Prishtina mbetet në pozitën e dytë me 43 pikë.