Liverpoolit nuk i mjafton fitorja ndaj Wolvesit për tu shpallë kampion (VIDEO)

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Wolvesit në kuadër të xhiros së fundit në Premierligë.

Kjo fitore skuadrës së Jurgen Kloppit nuk i ka mjaftuar që të shpallet kampion në Premierligë, pasi e mbylli sezonin me 97 pikë një më pak se Mnchester City që u shpallë kampion pas fitores ndaj Brightonit.

Të dy golat e fitores për Liverpoolin i shënoi Sadio Mane.

Kujtojmë se Liverpooli do të luaj në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Tottenhamit.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.