Liverpool fiton me përmbysje ndaj Southamptonit dhe rrëmben kreun e tabelës

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 1-3 si mysafir ndaj Southampotnit në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë.

Ndeshjen më mirë e nisën vendasit të cilët kaluan në epërsi në minutën e 9’ me Shane Long.

Liverpool rezultatin e barazoi në minutën e 36’ me Naby Keitan.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1.

Mysafirët golin e epërsisë e shënuan me Mohamed Salah në minutën e 80’, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Golin e qetësisë në këtë ndeshje e shënoi Henderson në minutën e 86‘.

Pas kësaj fitoreje Liverpool rrëmben vendin e parë me 82 pikë, dy më shumë se Manchester City I cili ka një ndeshje më pak.

Ndeshjen e radhës Liverpool e luan ndaj Chelseas me 14 prill.