Liverpool fiton duelin me Porton

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Portos.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Djelmoshat e Jurgen Kloppit, të dy golat i shënuan në pjesën e parë.

Naby Keita i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 5’.

Për rezultatin 2-0, u përkujdes Roberto Firmino në minutën e 26’.

Në pjesën e dytë nuk pati gola dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0.

Ndeshja e kthimit luhet në Portugali, pas një jave  të mërkurën me 17 prill.