Lajm i keq për Bayernin, Muller mungon në dy ndeshjet ndaj Liverpoolit (Foto)

Tani është zyrtare, Bayern Munich nuk mund të llogaris në Thomas Mullerin për dy ndeshjet ndaj Liverpoolit që luhen në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Muller ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Ajax Amsterdamit, e cila kishte përfunduar 3:3, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj mbrojtësit Nicolas Taglificos në minutën e 75’.

Bayern kishte bërë ankesë në UEFA, por kjo ankesë i është refuzuar.

Ndeshja e parë do të luhet në ‘Anfield’, me 19 shkurt, ndërsa me 13 mars Bayerni do të luajë si vendas në stadiumin “Alianz Arena.