Këto janë rezultatet e arritura në Ligën e Parë

Sot në kuadër të xhiros së 21-të në Ligën e Parë, janë zhvilluar dy ndeshje.

Istogu-Fushë Kosova dhe Trepça – Vushtrria.

Istogu ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Fushë Kosovës me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitoreje Istogu pozicionohet në vendin e tetë me 26 pikë, ndërsa Fushë Kosova në vendin e 10-të me 23 pikë.

Poashtu, Vushtrria si mysafir në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë e ka mposhtur Trepçen me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitoreje Vushtrria e ruan vendin e parë me 50 pikë nga 21 ndeshje.