Kërpudhat luftojnë kancerin e gjirit

Dikur egjiptianët e lashtë besonin se konsumi i këpurdhave zgjaste jetën.

Ndërsa tani, studiuesit kanë arritur të konfirmojnë këtë besim të tyre, një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Australisë Perëndimore kanë bërë një kërkim mbi 2000 gra kineze, gjysma prej të cilave vuante nga kanceri i gjirit.

Analizat e hulumtimit treguan se gratë që konsumonin vetëm 10gram kërpudha të freskëta çdo ditë, kishin 64% më pak rrezik të prekëshin nga kanceri i gjirit.

Përse kërpudhat janë të mira kundër kancerit?

Kërpudhat mendohet të mbrojnë kundër kancerit të gjirit dhe llojeve të tjera te varur nga hormonet, duke penguar enzimën “aromatase” e cila prodhon estrogjen. Kërpudhat janë një nga ushqimet e rralla që e pengojnë këtë enzime, një tjetër është shega. Kërpudhat përmbajnë lektina të specializuara, të cilat janë gjetur të parandalojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kanceroze.

Cilat kërpudha kanë më shumë efekt anti-kancer?

Kërpudhat e bardha, portobelo, shitake, porcini, kanë të gjitha përbërës bioaktiv që lidhen me veprimtari anti-kanceroze. Këto fitokimikate pengojnë formimin e enëve të gjakut që ushqejnë masat tumorale, pengojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kancoregjene të stomakut, gjirit, kolonës dhe prostatës. Me sa duket, kërpudhat e bardha janë ato që kane një efekt më të fuqishëm kundër kancerit të gjirit. Prandaj, konsumi i tyre i përditshëm mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm në ecurinë e shëndetit tuaj.