Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit - Echo falas në Albi Mall

Albi Mall në bashkëpunim me Spitalin Amerikan në Kosovë dhe YessPharma më 27 dhe 28 tetor, nga ora 16:00 deri në orën 19:00, ju mundësojnë të bëni Echo të gjirit falas!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Edhe Albi Mall si pjesë e pandashme e shoqërisë, duke krijuar vend dhe hapësira pothuajse për çdo gjë, qoftë argëtim, festë apo edhe ndërgjegjësim si në këtë rast, ka marrë iniciativë që muajin tetor të mos e lë pa e shënuar duke dashur t’i dalë në ndihmë gruas, për të shpëtuar jetë.

Albi Mall në bashkëpunim me Spitalin Amerikan në Kosovë si dhe me YessPharma kanë marrë iniciativën që të krijojnë hapësira përbrenda qendrës duke mundësuar që falas të bëni Echo të gjirit.

Nga Dr. Arta Kamberi do të kryhen falas Echo të gjirit dhe gjithashtu mund të bëhen falas edhe matjet e glicemisë (sheqerit në gjak) dhe tensionit.

Vendi ku do të jenë të lokalizuar për t’i kryer këto shërbime falas do të jetë në katin -1, (afër Hipermarketit) ndërsa ditët e ndara janë datat 27 dhe 28 tetor me orare si vijon: 16:00 – 19:00!

Për të shpëtuar jetë, për të mirën tuaj, gjatë këtyre datave, ne do të jemi në shërbim tuajin në orarin e lartëpërmendur, prandaj ejani dhe së bashku të bëhemi pjesë e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.