
Kandidati për Prizren me Veturë më të Mirë se të Komunës
Lulzim Kabashi, kandidat nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si duhet nuk ka arsye për keqpërdorim të veturës komunale, sepse sipas bashkëshortes së tij ata posedojnë veturë më të mirë.
Visare Kabashi në intervistën e saj për Debat Pernime, rrëfeu për mënyrën se si kanë arritur pasurinë që e kanë sot dhe ndikimin e politikës mbi këtë pasuri.
“Kemi këtë apartamentin këtu dhe një shtëpi në Korishë. Ka qenë heroi i vetvetes, e ka financu veten dhe anëtarët e tjerë. Luli e ka një audi Q7, unë e kam një Mercedes 190, i kemi ma të mirë se të Komunës”, tha Kabashi
“Politika ka ndikuar sepse para se me u marrë me politikë punët i kemi pasë ma mirë, pasurinë”, shtoi ajo.
Sipas Kabashit, kandidati është vizionar ,i logjikshëm dhe punëtor si dhe sa i përket ushqimit, preferon patatet dhe sallatat.