Burimi: KQZ
Rezultatet për Prizrenin, fiton Shaqir Totaj
14.11.2021 - 19:41
Shaqir Totaj është kryetar i ri i Prizrenit. Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës ka fituar 27,017 vota apo 51.01% të votave.
Kundër kandidati i Totajt, Mytaher Haskuka ka fituar 25,942 apo 48.99% të votave. Haskuka ka qenë kryetar i Prizrenit në katër vitet e fundit. Ai e kishte mposhtur Totajn e PDK-së në zgjedhjet e vitit 2017.
Këtu mund të shihni rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ.