Astronauti John Young - Foto: Rtv21

Ka Vdekur Astronauti që Shkeli në Hënë

Astronauti amerikan, John Young, i njohur si pionieri i misioneve hapësinore amerikane ka vdekur në moshën 87 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur NASA, e cila ka njoftuar se veterani Young ka pasur komplikime nga pneumonia.

“Jemi të pikëlluar nga humbja e astronautit John Young”, ka shkruar NASA në një deklaratë të postuar në Twitter.

Young ishte bërë njëri nga astronautët më të suksesshëm në historinë e programit hapësinor të SHBA-ve.

Ai kishte fluturuar dy herë në hapësirë gjatë programit Gemini të NASA-s në mes të viteve 60-ta, dy herë në misionet hënore të Apollos dhe dy herë në anijet hapësinore në vitet 80-ta. /21Media