Juventus refuzon ofertën e Manchester Unitedit për Costan

Manchester United ka hyrë në garë për t’i marrë shërbimet e sulmuesit anësor të Juventusit, Douglas Costa.

Sipas “Calciomercato”, Manchester United ka bërë ofertë prej 54 milionë funta për brazilianin.

Por, sipas “Rai Sport”, oferta e “Djajve të kuq”, është refuzuar menjëherë nga italianët, pasi për ta braziliani Costa është i rëndësishëm dhe nuk dëshirojnë të negociojnë për shitjen e tij.

Costa u transferua në Juventus nga Bayern Munchen.