Juventus kërkon kualifikimin ndaj Valencias (Foto)

Juventus dhe Valencia, sot do të përballen në kuadër të Grupit H, në Ligën e Kampionëve, me fillim prej orës 21:00, në stadiumin “Alianz Arena”,  në Torino.

Juventusi pas katër ndeshjeve ka grumbulluar nëntë pikë, ndërsa Valencia vetëm pesë pikë.

Për të dy ekipet fitorja sonte është e rëndësishme, për Juventusin që ta siguroj kualifikimin për fazën tjetër.

Ndërsa për Valencian që të mbetet në garë për vendin e dytë.

Ndeshja e parë ndërmjet Valencias dhe Juventusit, kishte përfunduar me fitoren e italianëve me rezultatin prej 2:0.