Juventus fiton ndaj Valencias dhe kalon tutje në Ligën e Kampionëve (Foto)

Juventusi ka shënuar fitore minimale ndaj Valencias në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Mario Mandzukic në minutën ’59, pas asistimit të Cristiano Ronaldos.

Pas kësaj fitoreje Juventusi e ka siguruar fazën tjetër të kualifikimeve.

Juventusi i prin Grupit H me 12 pikë, i ndjekur nga Manchester Unitedi me 10 pikë.