Juventus e mund me lehtësi Fiorentinën, Ronaldo i pandalshëm shënon përsëri (Foto)

Juventus ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Fiorentines, duke e mposhtur si mysafir me rezultat prej 3-0, në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.

“Bardhezinjët” kaluan në epërsi në minutën e 31’ me Rodrigo Bentacurin pas asistimit Paulo Dybalas.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin prej 0-1.

Pjesën e dytë Juventusi e dyfishoi epërsinë në minutën e 69’ me mbrojtësin Giorgo Chiellini.

Golin e tretë e shënoi Cristiano Ronaldo nga penalltia në minutën e 79’.

Pas kësaj fitore Juventusi e ruan vendin e parë me plotë 40 pikë.