Ushtrimet e femijeve foto Rtv21

Ja sa duhet të ushtrojnë fëmijët tuaj

Së paku tre herë në javë një fëmijë duhet të bëjë ushtrime fizike.

Përfshirë këtu përforcimin e muskujve si përmes gjimnastikës, ngjitjes ose duke luajtur në aktivitete që forcojnë eshtrat e tyre si dhe të bëjë kërcimet ose të vrapojë.

Kështu të paktën thuhet në një studim të Qendrës për Shëndetin dhe Ushtrimet e Fëmijëve në Universitetin e Extern në Angli.

“Një prej arsyeve kryesore pse fëmijët duhet të bëhen aktiv është për shëndetin e eshtrave të tyre”, thuhet sipas studimit të këtij Universiteti, raporton CNN.

Në adoleshencë diku 33 deri 43 për qind e eshtrave marrin formësimin e tyre, sipas Craig Williams, profesor i pediatrisë dhe drejtor i Qendrës për Shëndetin dhe Ushtrimet e Fëmijëve.

“Masa maksimale e kockave arrihet në dekadën e tretë të jetës… pas kësaj [dekade] ajo bie si pasojë e plakjes por nëse masa e eshtrave mund të rritet në fëmijëri dhe në adoleshencë atëherë studimet tregojnë se deri 10 për qind e masës kockore e ulë mundësinë e zhvillimit të osteoporozës për 13 vjet “, ka deklaruar Williams./21Media