Ja kur do të luhen ndeshjet e barazhit dhe cilat skuadra do të përballen ndërmjet vete

Dje përfundoi sezoni 2018/2019, në Superligen e Kosovës, pas 33 xhirove të luajtura.

Feronikeli u shpall kampion me 80 pikë.

KEK-u dhe Liria, kanë direkt në Ligën e Parë, pasi nuk kanë arritur ta sigurojnë mbijetesën edhe për një vit në Superligë.

Mirëpo, Trepça ’89 dhe Gjilani, do ta kërkojnë mbetjen në Superligë përmes ndeshjeve të barazhit.

Trepça ’89 do të luaj me Vëllaznimin i cili u pozicionua në vendin e katërt në Ligën e Parë.

Gjilani do të luaj me Besen, skuadër e cila u pozicionua në vendin e tretë në Ligën e Parë.

Ndeshjet e barazhit pritet të luhen mes datës 1 dhe 2 qershor, derisa stadiumet për zhvillimin e tyre ende nuk janë caktuar.