Ish-futbollisti i Dritës i shënon Interit (VIDEO)

Interi sot ka zhvilluar një miqësore me skuadrën zviceriane Lugano në Zvicër, të cilën e ka fituar me rezultat 2-1.

Golat për Interin i shënuan Sensi në minutën e 25’ dhe Marcelo Brozovic në minutën e 45’.

Golin e vetëm për Luganon e ka shënuar ish-sulmuesi i Dritës Leotrim Kryeziu në minutën e 87’ të ndeshjes.

Kështu Kryeziu e nisë mirë sezonin duke i shënuar gol një skuadre të madhe siç është Interi.