Leotrim Kryeziu me fanelen e FC Lugano Foto: Facebook

Futbollisti i KF Drita transferohet tek FC Lugano e Zvcirës

Futbollisti i ri Kosovar që sezonet e fundit ishte pjesë e kampionit të Kosovës, KF Drita ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin e famshëm zvicran që luan në superligën e këtij shteti, FC Lugano.

Leotrim Kryeziu përmes profilit të tij në Facebook ka lajmëruar nënshkrimin e kontratës me Luganon deri në vitin 2022.

19 vjeçari Kryeziu ka qenë pjesë e klubit nga Gjilani, KF Drita që një kohë të gjatë, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesë e historisë së këtij klubi ku fituan titullin e kampionit të Kosovës.

Kryeziu pati paraqitje për tashmë ish klubin e tij, KF Drita edhe në arenën ndëkombëtare, në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligën.

Kryeziu është pjesë e kombëtares së Kosovës për U19 ku ka pasur paraqitje shumë të mira duke shënuar disa gola.

Përmes një shkrimi të gjatë, Kryeziu ka falemnderuar shumë trajnerë kosovarë, me të cilët ai ka punuar sa ka qenë pjesë e superligës së Kosovës.

Leotrim Kryeziu me fanelen e FC Lugano Foto: Facebook