Kupa e Kosoves

Futboll, vajzat: Të mërkurën luhet finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Kosova (P) – Mitrovica

Të mërkurën me 22 maj prej orës 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtina do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e vajzave ndërmjet Kosovës (P) dhe Mitrovicës.

Federata e Futbollit e Kosovës, sot ka njoftuar se hyrja do të jetë falas për këtë ndeshje dhe ka bërë thirrje që të mbushen shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë se në gjysmëfinale Kosova (P) e kishte eliminuar Lirinë pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Derisa Mitrovica e kishte eliminuar Feronikelin pas dy ndeshjeve, me rezultat të përgjithshëm 3-1.