????????????????????????????????????

Futboll vajzat, Kosova U19 humb nga Hungaria (Foto)

Kosova U19 në kategorinë e vajzave sot e ka përmbyllur turneun ndërkombëtar me ndeshjen ndaj Hungarisë, të cilën e ka humbur me rezultat 4-0, në Side të Antalyas.

Ky turne pritet t’i shërbejë shtabit teknik të Kombëtares U19 të gjejë dhe të rrisë formën e ekipit dhe individëve një për një dhe të përgatitet sa më mirë për kualifikimet e tetorit.

Trajneri i Kosovës U19, Kushtrim Munishi, ka thënë se kanë qenë në dijeni se do të kenë kundërshtarë të fortë, por atyre i ka interesuar që ta shohin perfomancën e futbollisteve.

“ E kemi ditur që kundërshtarët janë të forta, të tria ekipet janë kualifikuar për rrethin elitë, por neve më shumë na ka interesuar të shohim gjendjen dhe performacën e futbollisteve, që të nxjerrim mësimet dhe të shohim çka na duhet e ku na nevojitet me prioritet të përmirësojmë në ekip dhe të përgatitemi sa më mirë për kualifikimet e tetorit. Këto vajza mendoj se fituan edhe një përvojë të mirë”, ka thënë Munishi.

Kombëtarja e Kosovës U19, vajzat.
Kombëtarja e Kosovës U19, vajzat.
Kombëtarja e Kosovës U19, vajzat.