Futboll: Kosova do përballet me Rusinë

Kombëtarja e Kosovës U19, sot i ka mësuar kundërshtarët për ndeshjet për kualifikime për Kampionatin Evropian për grupmoshat U19.

Kosova është në Grupin e Pestë, së bashku me Rusinë, Poloninë dhe Uellsin.

Kundërshtari më i fortë për Kosovën në këtë fazë pritet të jetë Rusia, pasi e ka radhitjen më të mirë nga tre kundërshtarët në këtë grup.

Rusia ishte e renditur në vazon A,  Polonia në vazon B, Uellsi në vazon C dhe Kosova në vazon D.

Dy skuadrat e para në secilin grup, si dhe një skuadër e cila renditet më së miri nga të gjitha skuadrat në vendin e tretë, do t’i bashkohen Portugalisë në rundin elitar në pranverë të vitit 2020.

Shtatë fitueset në grupet elitare do t’i bashkohen Irlandës Veriore, e cila është nikoqire e këtij Kampionati Evropia