Foto: FFK

Kosova U19 e mposht Anglinë (Foto)

Kombëtarja e Kosovës U19 e ka mposhtur Anglinë me rezultat 3:1, në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi”.

Golat për Kosovën i kanë shënuar Muhamet Hyseni, Albin Prapashtica dhe Adonis Aliu.

Kosova U19 ndeshjen e parë e kishte humbur me penallti ndaj Lazios.

Djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu do ta zhvillojnë të enjten kundër Moldavisë.