Futboll, vajzat: Kosova P, kërkon triumfin në finalen e Kupës së Kosovës ndaj KFF Mitrovicës

‘Kosova ‘P dhe ‘KFF Mitrovic’a, nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të përballen në kuadër të finales së Kupës së Kosovës, në kategorinë e vajzave me fillim prej orës 19:00.

‘Kosova Prishtinës’, do të kërkoj që nesër ta rrëmbej titullin e Kupës së Kosovës, pasi ‘Mitrovica’ është fituese e këtij titulli në vitin e kaluar.

Kujtojmë se në gjysmëfinale ‘Kosova (P)’ e kishte eliminuar ‘Lirinë’ pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 4-2.

KALLXO.com, ka kontaktuar trajnerin e skuadrës së ‘Kosova P’, Ilir Sopin dhe kapitenen Getoarba Haklaj dhe mesfushoren Donika Syla.

Timonieri i skuadrës prishtinase, tregon për Kallxo.com, se skuadra e tij për ndeshjen e nesërme është e kompletuar dhe shpreson që nesër në fund të ndeshjes të dalin fitues.

“Po nesër do të jemi të gatshëm për finale dhe kam të gjithë skuadrën të kompletuar për ditën e nesërme që do të përballemi me skuadrën më në formë për momentin, një skuadër që është e kompletuar. Po kuptohet që gjasat tona janë optimale dhe kur ki parasysh që është vetëm një lojë dhe ne jemi të përqendruar vetëm te kjo ndeshje, prandaj shpresoj që do ia dalim”, shprehet Sopi për Kallxo.com.

Ai poashtu ka edhe një falënderim të veçantë për familjarët e futbollisteve, pasi sipas tij ata u japin atyre përkrahje gjatë gjithë kohës dhe fton që nesër të mbushen shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Fillimisht duke i falënderuar familjarët, prindërit e vajzave që gjatë gjithë kohës iu japin përkrahje dhe vullnet për sportin e në veçanti për futbollin. Nëse do të dalim fituese në këtë ndeshje do t’i shpërblehet mundi familjarëve. Shpresoj që nesër sportdashësit të vin në stadium dhe të japin përkrahje futbollit në kategorinë e vajzave, pastaj skuadrave të cilat i simpatizojnë“, potencon  Ilir Sopi.

 

Trajneri i Kosova P- Ilir Sopi

Ndërkaq, liderja e ‘Kosovës P’, Getoarba Haklaj thotë se për ndeshjen e nesërme janë të përgatitura dhe presin paraqitje të mirë nga vetja e tyre në mënyrë që të dalin fituese në fund të ndeshjes.

“Po ne e dimë që e kem një sfidë të rëndësishme nesër dhe presim që të paraqitemi sa ma mirë. Kemi bërë  të gjitha përgatitjet që nesër të jetë një lojë e fortë dhe të kem paraqitje sa më të mirë. Unë mendoj që jemi gati për finale dhe jemi të përgatitura maksimalisht, kemi punuar që të paraqitemi sa më mirë dhe presim fitore nesër”, thotë kapitenia e ‘Kosovës P’.

Kapitenia e Kosova P- Getoarba Haklaj

Mesfushorja qendrore Donika Syla, pret që ta shfrytëzojnë mungesat e mëdha që i ka skuadra e ‘Mitrovicës’ dhe të triumfojnë në finalen e nesërme.

“Po është e vërtetë, nesër e kemi lojën më të rëndësishme të këtij sezoni. Jemi të përgatitura dhe të përqendruara maksimalisht duke marrë parasysh mungesat e kundërshtarit dhe besoj se do të dalim me rezultat pozitiv”, ka thënë Donika Syla.

Mesfushorja e Kosova P- Donika Syla