(FOTO) Lopa në mes të trafikut në rrugën B

Një lopë ka shëtitur sot në rrugën B në Prishtinë.

Lexues të KALLXO.com kanë dërguar fotografi ku shihet se një lopë ka ndërprerë trafikun duke u futur në mes të rrugës.

Nuk dihet se në pronësi të kujt është kjo kafshë dhe si ka arritur të ecë përmes veturave.