Foto: Feronikeli

Feronikeli vazhdon sigurt drejt titullit të kampionit (Foto)

Feronikeli e ka mposhtur me lehtësi Gjilanin me rezultatin 3-0, në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.

Nikli golin e parë e realizoi në minutën e 24’ me Kastriot Rexhën pas asistimit të Yll Hoxhës.

Ishte përsëri Kastriot Rexha që shënoi për rezultatin 2-0, në minutën e 38’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0.

Nikli në pjesën e dytë e shënoi edhe golin e tretë me Mevlan Zekën në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli mbetet në vendin e parë me 52 pikë.

Kurse Gjilani në vendin e gjashtë me 29 pikë.

F