Foto: Feronikeli

Feronikeli sulmin më të mirë në Superligë (Foto)

Pas 19 xhirove në Superligën e Kosovës, skuadra e Feronikelit i prinë radhitjes tabelore me 45 pikë, dy më shumë se vendi i dytë Prishtina.

Por, skuadra nga Drenasi përveç se është në vendin e parë, ajo e ka edhe sulmin më të mirë duke i shënuar 33 gola.

Golashënuesi më i mirë i Niklit është Kastriot Rexha me 8 të tillë, Mendurim Hoti ka shënuar 6 gola, ndërsa top treshen e mbyll Astrit Fazliu me 5.

Sa i përket mbrojtjes, Nikli i ka pranuar vetëm 9 gola, gjë që tregon se mbrojtjen e ka stabile.