Feronikeli mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Feronikeli tashmë si kampion i ri i Kosovës e ka fituar të drejtën që të marrë pjesë në kualifikimet për ligën më të fortë në botë për klube, Ligën e Kampionëve.

Ekipi nga Drenasi rrugën në Ligën e Kampionëve do ta nisë nga faza parakualifikuese, në turneun që këtë herë do të mbahet në Kosovë.

Nikli do të përballet me kampionin e Andorrës, të San Marinos dhe Gjibraltarit.

Nga kjo fazë, Feronikeli deri tash i ka mësuar emrat e vetëm dy rivalëve. Ato janë Lincoln Red si kampion i Gjibraltarit dhe Santa Colma që është kampione e Andorrës.

Në kampionatin e San Marinos ende nuk është përcaktuar kampioni, pasi në finalen e play-off-it janë skuadrat La Firita dhe Tre Penne.

Në rundin e parë të fazës kualifikuese skuadrat ndahen në dy vazo, më pas luhen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.

Fituesi do të luajë në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, kurse humbësit do të luajë në raundin e dytë kualifikues në Europa League.

Këto ndeshje parakualifikuese do të luhen nga datat 20 deri 27 qershor.