Foto: Ferizaj/Facebook

Ferizaj e mposht Ballkanin dhe i ik zonës së rrezikut

Ferizaj ka shënuar një fitore të rëndësishme duke e mposhtur Ballkanin, me rezultat 1-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me disa raste të shënimit.

Secila skuadër i kishte nga dy raste për gol.

Për Ferizajn Bashkim Shala i kishte dy raste në minutat e 13’ dhe 38’, por nuk arriti ta gjejë rrugën e golit.

Ndërsa për Ballkanin Visar Sahiti  në minutë ne 21’ goditi më të majtën por portieri Armend Blakçori ishte në vend.

Në minutën e 40’ Blendi Baftiu kishte rast të mirë për gol, por goditi jashtë portës.

Pjesa e dytë i takoi skuadrës së drejtuar nga Bylbyl Sokoli.

Ferizaj golin e fitores e shënoi në minutën e 85’ me Bashkim Shalën.

Pas kësaj fitore Ferizaj ngritet në pozitën e 10-të pozitë e cila e dërgon në barazh, ndërsa para kësaj humbje ishte në vendin e 11-të pozitë kjo e cila të dërgon direkt në Ligën e Parë.