Dybala mund të transferohet në Real Madrid

Paulo Dybala dy ndeshjet e fundit në Serie A, me Juventusin i ka kaluar në bankën e rezervistëve.

Argjentinasi prej ardhjes së Cristiano Ronaldos në këtë sezon nuk është duke treguar performanca të mira dhe është përfolur për një largim të tij.

Sipas gazetës spanjolle sportive “AS”,  Dybala mund të transferohet te Real Madridi në afatin kalimtar të verës.

Dybala në ndeshjen ndaj Parmas nuk ishte futur në lojë hiç dhe në formë proteste kishte shkuar në zhveshtore më herët dhe për këtë ai pastaj është rikthyer t’i kërkojë falje trajnerit dhe bashkëlojtarëve të tij.