Dy ekipe italiane dëshirojnë transferimin e Icardit

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, nuk është duke kaluar momente të mira prej marrjes së shiritit të kapitenit para më shumë se dy javëve.

Argjentinasi prej momentit të marrjes së shiritit të kapitenit nuk është përfshirë asnjëherë në skuadrën e Luciano Spallettit.

Ai ka thënë para pak ditëve se dëshiron që të qëndrojë në Itali.

Deklarimi i Icardit ka zgjuar interesim të menjëhershëm të skuadrave si Juventus dhe Napoli.

Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, familja e Icardit ka investuar në Itali dhe nuk dëshirojnë të largohen.

Për Icardin, Juventusi kishte shprehur interesim para transferimit të Cristiano Ronaldos, por pas problemeve të fundit të argjentinasit është e sigurt largimi i tij.

Për të interesim po shfaq edhe Napoli, pasi ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Higuainit prej largimit të tij në verën e vitit 2016.