Distria Krasniqi - ARKIV

Distria Krasniqi e nis mbarë Grand Slamin në Paris

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka nisur me fitore Grand Slamin e Xhudos i cili po mbahet në Paris.

Ajo arriti fitoren e parë kundër xhudistes nga Portugalia, Joana Diego, në kategorinë -48kg.

Në raundin e radhës ajo do të ndeshet me fituesen e duelit tjetër, qe do të zhvillohet mes Gabriela Chibana të Brazilit dhe kilianes Mary Dee Vargas Ley.

Gara e Grand Slamit vlerësohet njëra prej më të fortave në xhudo, ndërsa është e vlefshme edhe për pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.