De Ligt e ‘tradhton’ Barcelonën për Manchester Unitedin

Kapiteni i Ajaxit Matthijs De Ligt ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi atë po e kërkojnë skuadra si Barcelona, Manchester United, Bayern Munich dhe Juventus.

Më herët u raportua se De Ligt veçse ishte marrë vesh për një transferim te Barcelona, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Gazeta spanjolle “ESPN” shkruan se De Ligt është tunduar nga oferta e re e Manchester Unitedit për të.

United i ka ofruar holandezit 250 mijë  funta në javë, shifër kjo marramendëse për 19 vjeçarin që e ka bërë të ndryshoj mendje.