Coca-Cola Planifikon të Prodhojë Pije Alkoolike

Eksperiment modest për tregun japonez Coca-Cola është duke planifikuar që të prodhojë një pijë alkoolike për herë të parë në historinë 125 vjeçare të kompanisë.

Kjo gjë do të bëhet duke pasur për bazë një pije të pëlqyer japoneze. Pija e quajtur Chu-Hi ka tërhequr vëmendjen dhe së fundi po pëlqehet shumë nga njerëzit.

Chu-Hi përmban zakonisht nga 3-8 për qind alkool. Ky lloj i pijes alkoolike zakonisht u referohet pijeve të ëmbla alkoolike.

Drejtori i Coca-Colës në Japoni, Jorge Garduno, ka thënë se kjo lëvizje është një eksperiment modest për tregun e tyre.

“Ne nuk kemi eksperimentuar në përmbajtjen e alkoolit më herët, mirëpo ky është një shembull i asaj se mund të shohim edhe mundësitë jashtë fushës sonë”, tha Garduno.

Mirëpo, nuk ka shumë mundësi që kjo pije të shpërndahet edhe jashtë Japonisë.