City fiton ndaj Cardiffit, rrëmben kreun e tabelës (Foto)

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë ndaj Cardiffit, me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për Premierligë.

Pas kësaj fitoreje City e ka rrëmbyer pozitën e parë në tabelë.

“Qytetarët” e nisën furishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi me De Bruyne në minutën e 6’.

Leroy Sane e dyfishoi epërsinë në minutën e 44’.

Pas kësaj fitoreje City pozicionohet në vendin e parë me 80 pikë, një më shumë se Liverpooli i cili gjendet në vendin e dytë.