Chelsea e shkel Dynamo Kyivin, Giroud shënon hat-trick (Foto)

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat të thellë ndaj Dynamo Kyivit me rezultat 5-0, në kuadër të 1/8 së finales në Europa League.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi francez Oliver Giroud me hat-trick.

Chelsea e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me Giroudin në minutën e 5’.

Francezi golin e dytë personal dhe për Chelsean e shënoj në minutën e 33’.

Marcos Alonso shënoi për rezultatin 3-0 të pjesës së parë.

Ashtu si në pjesën e parë edhe në të dytën serinë e golave e hapi Giroud në minutën e 59’.

Për rezultatin përfundimtar 5-0 shënoi Hundson Odoi, në minutën e 78’.

Chelsea kualifikohet në çerekfinale të Europa League me rezultatin final nga të dy ndeshjet 8-0.