Bayern e fiton Kupën e Gjermanisë (VIDEO)

Bayern Munich e ka fituar Kupën e Gjermanisë, duke e mposhtur Leipzigin me rezultat të thellë 3-0.

Serinë e golave e hapi Lewadowski në minutën e 29’ pas një asistimi nga David Alaba.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e bavarezëve 1-0.

Në pjesën e dytë u deshtë të pritej minuta e 78’ për ta parë golin e dytë i cili u realizua nga Coman, për ta quar epërsinë në 2-0, për Bayernin.

Ashtu siç e nisi edhe e përmbylli ndeshjen me gol Lewandowski në minutën e 85’ për rezultatin 3-0.

Kështu Bayern Munich e fiton Kupën e Gjermanisë për herë të 19-të në histori të klubit.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.