Basketboll, Prishtina vazhdon me fitore, e mposht Trepçën (Foto)

KB Prishtina ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Trepçën me rezultat 88-83, si mysafir në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë nisi më mirë për Trepçën të cilën e mposhti me rezultat 19:16.

Edhe çerekun vendasit e mbyllën me epërsi 38-34.

Xehetarët nuk u dorëzuan as në çerekun e tretë, pasi e mbyllën me epërsi 64-60.

Çereku i katërt ishte fatal për Trepçën, pasi e humbën ndeshjen me rezultat 83:88.

Lojtari më i mirë te Trepça ishe Smir Zekiqi me 26 pikë.

Te Prishtina më i mirë ishte Mikaile Tmusic me 29 pikë.

Pas kësaj fitore Prishtina udhëheq Superligën me 42 pikë me 21 fitore nga 21 ndeshje të zhvilluara.