Foto: FIBA

Basketboll, Kosova e pëson humbjen e tretë radhazi në fazën e parakualifikimeve për ‘Euro Basket 2021’

Kosova e ka humbur edhe ndeshjen e tretë në fazën e parakualifikuese për “EuroBasket 2021” ndaj Maqedonisë në Gjevgjeli, me rezultat prej 78-68.

Pjesa e parë ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës përfundoi me një epërsi të ngushte të maqedonasve prej katër pikëve 39-35.

Sa u mendua se Kosova në pjesën e dytë do të bëj diçka më shumë nuk doli ashtu, pasi Maqedonia e mori lojën nën kontroll dhe deri në fund të ndeshjes nuk e lëshoi epërsinë, duke përfunduar loja me rezultat prej 78-68.

Te Kosova më të mirët ishin Dardan Berisha me 19 pikë, 5 kërcime, 5 asistime dhe 1 vjedhje të topit, dhe Lis Shoshi me 18 pikë, 15 kërcime e 1 bllokadë.

Kosova ndeshjen e fundit për fazën parakualifikuese e luan ndaj Rumanisë në Prishtinë me 24 shkurt të vitit 2019.

Pas kësaj humbjeje ‘Dardanët’ i kanë humbur gjasat për kalim në fazën kualifikuese përmes fazës parakualifikuese të Euro Basktetit 2021.