Barcelona nuk do ta rinovojë kontratën me Rakitiç

Kampioni spanjoll Barcelona nuk është e interesuar për të rinovuar kontratën me kroatin Rakitiç, e cila skadon në verën e vitit 2021.

Sipas Goal.com, gjiganti katalunas thuhet se morën një ofertë prej 90 milionë eurove për shërbimet e mesfushorit verën e kaluar, por lojtari donte të qëndronte dhe klubi nuk ishte në nxitim për ta shitur.

Megjithatë, pas ardhjes të Frenkie De Jong nga Ajaxi, Barça është e gatshme ta shes Rakitiçin dhe besojnë se mund të përfitojnë deri në 65 milionë euro nga shitja e kroatit.

Rakitiç u transferua në Barcelonë në korrik të vitit 2014 nga ekipi spanjoll Sevilla, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Baselin dhe Schalke 04.