Foto: Daily Express

Barcelona largon 10 futbollist në afatin kalimtar të verës

Eliminimi befasues i Barcelonës nga Liverpooli në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duket se do t’i kushtoj shumë disa lojtarëve.

Sipas gazetës spanjolle “AS.com”  Barcelona nuk e ka kaluar aspak mirë eliminimin nga Liverpooli, dhe që tani është duke menduar për afatin kalimtar të verës.

Blaugranët priten t’i largojnë 10 lojtarë, për t’i lën vend transferimeve të reja që do të transferohen në ‘Camp Nou”.

Kevin – Prince Boateng dhe Jeison Murillo do të rikthehen te klubet e tyre, pas përfundimit të huazimit.

Mbrojtësit Thomas Vermaelen nuk do t’i rinovohet kontrata duke e lënë lojtarë të lirë.

Jasper Cillessen do të largohet nga Barca, nëse ata pranojnë një ofertë deri në 30 milionë euro për të, po ashtu edhe Malcom mund të largohet nëse për të ofrohen 35 milionë euro.

Tjerë emra që po lakohen në listën e largimeve janë edhe Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Ivan Rakitic, Rafinha dhe Denis Suarez.