Gruaja : Avni Zogiani Refuzon Pasaporten Shqiptare

Avni Zogiani, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nuk dëshiron të marrë shtetësi të Shqipërisë.

Blerina Zogiani, bashkëshortja e kandidatit me prejardhje nga Shqipëria  në intervistën për Debat Pernime zbuloi se burri i saj nuk ka tentuar asnjëherë të sigurojë pasaportë shqiptare.

“Asnjëherë nuk ka aplikuar për nënshtetësi të Shqipërisë, gjithmonë e gjen një arsye të mos aplikojë dhe kjo është sepse ai dëshiron që gjithmonë të prezantohet me pasaportën e tij të Kosovës”, tha Zogiani.

Bashëshortja e Zogianit poashtu tregoi rreth aktivitetit të burrit të saj si gazetar dhe aktivist i shoqërisë civile.

“Avniu ka qenë reporter lufte, ka ndjekur luftën nga afër dhe jo nga zyra”, tha ajo.

Sa i përket pasurisë sipas Zogianit ata posedojnë një shtëpi dhe një veturë.