Atletico Madrid – Juventus, gjithçka që duhet të dini për këtë përballje (Foto)

Shorti për 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, nuk ka qenë i volitshëm për Atletico Madridin dhe Juventusin, pasi të dy skuadrat kanë pritur kundërshtar më të lehtë, e fati deshi që këto dyja të përballen ndërmjet vete.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve do të luhet me 20 shkurt të vitit 2019-të, ku Atletico do të jetë vendas.

Ndeshjen e kthimit italianët do t’i presin spanjollët me 13 mars, të vitit 2019.

Juventus dhe Atletico Madrid, janë përballur vetëm dy herë në garat europiane,  në vitin 2014-të në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë ndërmjet Atletico Madridit dhe Juventusit, e luajtur me 1 tetor të vitit 2014-të, kishte përfunduar me fitoren e spanjollëve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e kishte shënuar mesfushori turk Arda Turan në minutën e 75.

Arda Turan në momentin e golit

Kurse ndeshja e dytë me 9 dhjetor të vitit 2014-të, kishte përfunduar pa gola.

Foto nga ndeshja e kthimit, Juventus- Atletico Madrid

Atletico Madridi, kishte përfunduar si liderë Grupit A, me 13 pikë, ndërsa Juventusi kishte përfunduar e dyta me nëntë pikë.

Ajo që vlen të theksohet është fakti se Mario Mandzukic, në atë vit ishte pjesë e Atleticos dhe kishte qenë startues në të dy ndeshjet.

Mario Mandzukic sa ishte lojtar i Ateltico Madrid, tani lojtar i Juventusit

Juventus  në këtë sezon fazën e grupeve e ka përfunduar si liderë në Grupin H, me 12 pikë, nga gjashtë ndeshje i ka fituar katra dhe i ka humbur dy.

Atletico Madridi edhe pse me pikë të njëjta sa Dortmundi, në Grupin A, kishte përfunduar e dyta, me katër fitore, një humbje dhe një barazim.

Përballje e veçante dhe interesante pritet të jetë, ajo ndërmjet Griezmannit dhe Ronaldos.

Cristiano Ronaldo, kundër Atletico Madridit, në të gjitha përballjet deri më sot ka shënuar 22 gola, pra Atletico është skuadra e preferuar e portugezit.

Foto: Facebook